Perkthe Faqen

Thursday, April 25, 2013

Seminari 4: Plani i Punes per Plan Biznesi

Në këtë seminar u konsultuam dhe zhvilluam disa ushtrime në lidhje me metodologjinë e shkrimit të planit të biznesit për idenë tuaj inovative.
Materialet që shfrytëzuam në klasë janë edhe këtu për lehtësi pune për ju:

Si të hartojmë një plan të thjeshtë biznesi dhe
Plani i punës për një raport biznesi

Sigurohuni që mqs e keni dhe pushim javës tjetër, të ndani punën në mënyre të tillë që gjithkush të ndihet mirë me punën që merr përsipër dhe ta mbuloje atë pune maksimalisht.

Përvec këtyre udhëzuesve, do të ndaj me ju edhe Metodën e Referencimit Harvard që po e bëj gati, besoj nga java tjetër do e kem mbaruar.

Sic thamë  dy javët e fundit te Majit do të jenë seminaret që do të përdorim për dorëzimet e planeve të përfunduara dhe do bëjmë prezantimet përkatëse.


Tuesday, April 23, 2013

Tema 3: Zhvillimi I Strategjise se Novacionit


Seminar 3: 16/04/2013

Procesi I hartimit te strategjise se kompanise?
1-      Analizimi I te gjitha skenareve te mundeshme te mjedisit
2-      Siguroje pjesemarrje te gjere dhe komunikim informal
3-      Inkurajimi I burimeve te shumta dhe skepticizmi
4-      Te kapur perpara ndyshimit te strategjive

Kush jane disa nga faktoret qe lidhen me suksesin e manaxhimit?
-          Ulja me sukses e kostove
-          Pergjigja ad-hoc e strategjise se prodhimit kundrejt faktoreve te paplanifikuar
-          Dizenjimi I produktit me cilesi te larte
-          Investime prodhuese te fitimeve nga tregu

Nga cfare konsiston strategjia e udheheqjes, po ajo e ndjekjes?

Permendet strategjiae oqeanit blu, cfare nenkuptojme me te?


Kufizimet e firmave gjate percaktimit te strategjise per biznesin e tyre?
Madhesia, industria ku operon firma,  baza e produkteve te vendosura, natyra e produkteve dhe klientet

Cfare eshte inxhinierimi I kundert? Reverse Engineering?

Cfare faktoresh duhet te kemi parasysh per te perfituar nga nje teknologji e firmes tone?
Fshehtesia,
Njohuri te vecanta,
Avantazhet e sherbimit pas shitjes,
Kurba e mesimit (
Asete plotesuese (Kompetenca ne prodhim, marketing, shitja dhe shperndarja)
Kompleksiteti produktit (Barriere ndaj inxhinierise se kundert)
Standartet (Zgjeron tregun, ngre barriera)

Cfare ndikon ne vendosjen e standarteve te nje firme?
Faktore te Nivelit te Firmes
Faktoret e Mjedisit

Mbi c’baze dallimesh ndahen sektore te ndryshem industriale per nga drejtimi ekonomik qe marrin?

Madhesia e firmave novatore
Tipet e produkteve (ndjeshmeri  cmimi, ndjeshmeri cilesie)
Objektivat e inovacionit (novacion produkti, procesi ose mix)
Burimet e novacionit (Furnitoret, klientet, te brendeshme, kerkim baze)
Pergjegjesia e novacionit brenda firmes (Lab K&ZH, dept zbatim prodhimi, zyra projektimit,

Detyre Klase:
Nga buron inovacioni ne idene tuaj?
Si mund te kthehen ato ne avantazh konkurues?
Identifikoni se ne cilin sektor industrial dhe cfare forme merr firma juaj ne menyre qe te percaktoni detyren kryesore te strategjise se inovacionit te firmes tuaj? Fq. 86-90
Identifikoni mundesite dhe rreziqet e priteshme, si mund te evitohen ato?
Perdorni formen e arkitektures strategjike per te formuluar strategjine tuaj.

Cfare eshte arkitektura strategjike?
Ndryshimi midis kompetencave kryesore dhe atyre te shperndara

Monday, April 22, 2013

Dita e Tokes 2013


Javen e kaluar porosita 10 ndricues diellore per ti dhene drite ballkonit tim. Nderkohe kam filluar te 'edukohem' per fillimin e ndertimit te nje impianti qe gjeneron energji nepermjet paneleve diellore. Pervec asaj, futa disa peme frutash ne vazo me te medha dhe vazot qe me dolen teper i mbolla me fruta dhe zarzavate te ndryshme, qe nga luleshtrydhja deri tek domatet. Gjithashtu, kur mundem perpiqem mos ta perdor makinen per te levizur, eci ose marre bicikleten. Ne te ardhmen e afert, kam per objektiv shfytezimin total te energjise diellore per nevojat e shtepise time, kultivimi i te gjithe frutave dhe zarazavateve qe konsumojme dhe nderrimi i makines time me nje A3 etron. Keto jane disa hapa te vogla qe me sjellin mua nje hap me afer ruajtjes se ambientit. Juve keni menduar per kete gjera te tilla? Gezuar diten e tokes 2013 ;)

Hapa te vogla per te shpetuar Planetin:

Perdorimi ujit
Mos e mbani rubinetin hapur kur lani dhembet dhe mos enderroni ne dush qe t'ju shkoje nje ore. Sa me pak uje te perdorni aq me mire. Me shterimin e burimeve natyrore, uji eshte me i vlefshmi.

Perdor me pak makinen
Nqs nuk te pelqen transporti publik, mendo te ecesh per ne shkolle/pune, ose te perdoresh nje biciklete. Nqs punen e ke ne nje qytet tjeter dhe do absolutisht te shkosh me makine, mendo ta ndani rrugen me nje/disa shoke ne menyre qe mos digjni shume karburant. 

Fik dritat
Nqs shef mjaftueshem, pse duhet perdorimi i dritave? Ju kursen jo vetem xhepin por edhe planetin.

Nderro llampat
Llampat ekologjike shpenzojne deri ne 90% me pak se llampat tradicionale. Kushtojne pak por ndryshimin do e ndjeje jo vetem xhepi por edhe ambienti.